AKTUALITET, 19 Korrik 2021, 10:13

Sot nis vaksinimi masiv për çdo qytetar mbi 18 vjeç, Manastirliu: Paraqituni në qendrën më të afërt

Duke nisur nga sot dhe përgjatë gjithë javës qendrat e vaksinimit do të jenë të hapura për çdo qytetar mbi 18 vjeç.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu përmes një mesazhi në rrjetet sociale thekson se qendrat do të jenë të hapura deri në orën 20:00.

Postimi i plotë:

? Nis sot java e hapur e vaksinimit masiv për çdo qytetar +18 vjeç ??

?? Me kartën e identitetit mund të paraqiteni në qendrën tuaj shëndetësore ose në qendrën më të afërt të vaksinimit, përgjatë gjithë javës, nga mëngjesi deri në 8 të mbrëmjes, për të kryer pa kufizim vaksinën anticovid??

#RuajShëndetin