AKTUALITET, 20 Qershor 2020, 23:21

Skandali me kompaninë shqiptare të Klodian Mërtirit, Jamarbër Malltezi ironizon: U bo me thërrit e duam Shqipërinë si Zimbabveja

Skandali me kompaninë shqiptare të Klodian Mërtirit,

Jamarbër Malltezi, kreu i Departamentit të Mjedisit në PD, ka ironizuar me skandalin e Zimbabvesë ku i përfshirë ka qenë Klodian Mërtiri për një tender 60 milionë dollarë.

"U bo me thërrit e duam Shqipërinë si Zimbabveja", ka shkruar Jamarbër Malltezi pasi Mërtiri, një biznesmen shqiptar i inceneratorëve ka marrë pjesë në një aferë korrputive me zyrtarë të lartë të shtetit të Zimbabvesë për vjedhje dhe pastrim parash.

https://www.facebook.com/abi.malltezi/posts/10158166968023190

Po ashtu edhe opozita në Shqipëri ka akuzuar mazhorancën për kontratat e inceneratorëve, kryesisht në Tiranë, Elbasan dhe Fier, kontrata që nuk u pezulluan as në kohën e pandemisë.

Tashmë Klodian Mërtiri është në kërkim ndërkombëtar nga Interpol dhe Zimbabveja kurse ministri i shëndetësisë, i cili mori pjesë në dhënien e tenderit 60 milionë dollarësh për kompaninë e biznesmenit shqiptar, u arrestua por u lirua me garanci 50 mijë euro edhe pse do të përballet në gjyq me akuzën e shpërdorimit të detyrësh dhe korrupsionit.