AKTUALITET, 20 Qershor 2020, 20:12

Kosova regjistron 75 raste të reja me COVID-19, shifrat shkojnë mbi 2000

Kosova regjistron 75 raste të reja me COVID-19, shifrat shkojnë mbi

Shtohen rastet të reja me COVID-19. Kosova ka regjistruar 75 raste në 24 orët e fundit duke e çuar totalin mbi 2 mijë.

Vatra kryesore e COVID-19 në Kosovë tashmë është kryeqyteti Prishtina e cila sot ka 36 raste ndjekur nga Vushtrria me nëntë dhe Mitrovica me shtatë.

Ndërkohë të shëruar janë 38 pacientë teksa numri i të shërurave po ashtu i ka kaluar një mijë. Rastet aktive me COVID-19 në Kosovë janë 1020.