AKTUALITET, 20 Qershor 2020, 19:03

COVID-19/ Mbi 260 të infektuar dhe 49 vìktima nga koronavirusi në Itali në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit, Italia ka regjistruar edhe 262 raste të reja me koronavirus. Kështu, numri total i të prekurve në vend rritet në 238,273. Nga ana tjetër, vendi ka konfirmuar edhe 49 vìktima të tjerë, ndërsa bilanci total i vìktimave rritet në 34,610.

Që nga fillimi i pandemisë dhe deri më tani, nga koronavirusi në vendin fqinj janë shëruar 182,453 persona kurse raste aktive mbeten 21,212.

Italia është tashmë vendi i tetë më i prekur nga pandemia në botë, ndërsa kritika situata mbetet në SHBA, Brazil, Rusi dhe Indi.