AKTUALITET, 20 Qershor 2020, 21:59

Aksident tragjik në Shkodër, humbet jetën motoristi, u përplas me një automjet në Hot të Ri

Aksident tragjik në Shkodër, humbet jetën motoristi, u

Një motorist ka humbur jetën pasi u përplas mbrëmjen e sotme me një automjet në Hot të Ri të Shkodrës.

Vktima është rreth moshë 30-vjeçare.

Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit tragjik ndërkohë Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes për të hetuar dhe zbardhur ngjarjen.

Informacion Paraprak

Më datë 20.06.2020 ora 21:30, në aksin rrugor Hot i Ri – Postrribë, në fshatin Hot i Ri, Shkodër ka ndodhur një akasident rrugor, ku janë përfshire mjeti Volkswagen dhe mjeti Mercedes Benz, për pasojë ka gjetur vdekjen një shtetas rreth 30 vjeç, për momentin i pa idetifikuar.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe po kryhen veprimet me grup hetimor për sqarimin rrethanave e aksidentit.