IDE, 9 Tetor 2020, 22:08

Si arrin të sundojë, një mediokër dhe mashtrues patologjik si Edi Rama?!

Si arrin të sundojë, një mediokër dhe mashtrues patologjik

Nga Kristi Pinderi

Kur ti ndodhesh ne nje stadium, apo kur gjendesh mes nje turme njerezish, fillon nje proces i çuditshem, gjate se cilit ti heq dore nga vetja dhe behesh nje zgjatim i grupit. Ti heq dore nga vlerat vetjake dhe fillon te perçosh vlerat e grupit, identiteti jot zhduket, per ti lene vend identitetit kolektiv te grupit.

Njesoj si ne turmen se ciles i fliste Himler, kur u shpjegonte sa e rendesishme ishte puna patriotike e shfarrosjes se hebrenjve!

Sigurisht krahasimi ndoshta eshte i padrejte, por ndryshe nuk e kuptojme dot, pse, per shembull, ne ate turmen e Edi Rames shikon pervec Elises, edhe ndonje profesoreshe te punes sociale qe shqetesohet ne menyre gjenuine per drejtesi sociale, pavaresisht se ne shtetin e Edi Rames ndihma ndaj me nevojtarit jepet sot privatisht, permes ndonje fondacioni, apo permes gofundme, apo permes lloj lloj shpikjeve kreative private, njesoj si para revolucionit industrial, nga individe qe kishin mundesi te jepnin dicka, por jo ama ne menyre strukturore nga shteti permes politikave te mireqenies sociale, dhe permes menyrave te sterprovuara te shperndarjes se pasurise.

Vetem me kete procesin e formimit te identitetit kolektiv ne kurriz te vlerave vetjake mund ta kuptosh pse, per shembull, shikon aty edhe gra apo burra te arsimuar jashte Shqiperise qe pavaresisht se jane ekspozuar ndaj ideve me progresive per shtetin, politiken, strukturat sociale, shoqerine, njeriun, filozofine, etj., ngjajne njesoj me Taulant Ballen.

Njehsimi i vetes me grupin e shnderron vendin ne nje tifozeri qe ia mundeson nje njeriu medioker, si Edi Rama, - te cilit sa here te kemi mundesi duhet t'ia veme ne dukje se ne te vertete nuk eshte arsimuar asnjehere mjaftueshem sa per te prodhuar ide, - qe te sundoje. Ky eshte çelesi pse nje mashtrues patologjik si Rama, dhe i pajisur vetem me ca instikte per te prodhuar show siperfaqesor pa ide, pa permbajtje dhe pa mendim, kerkon sot te marre mandatin e trete: ne thelb, ai sundon ne grup, sundon me grupin dhe sundon per grupin, qe e ka zhveshur nga identitetet e individeve te vet.

Kjo e bashkon Elisen me Taulantin, por edhe me Bashkimin, apo me Eglantinen, me Ilirin edhe me Margariten, apo ... (shtoje vete emrin qe ne nje turme te tille eshte vetem numer).