AKTUALITET, 27 Qershor 2020, 11:31

Shtyrja e dialogut me Serbinë dhe situata në Kosovë, Hoti flet pas kthimit nga Brukseli

Shtyrja e dialogut me Serbinë dhe situata në Kosovë, Hoti flet


Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti lajmëroi sot në një konferencë për media se takimi mes përfaqësuesve të Serbisë dhe Kosovës është shtyrë për një datë sa më të afërt, për shkak të situatës së krijuar pas aktakuzave të ngritura ndaj Presidentit Thaçi dhe ish-kryeparlamentarit Veseli.

Kjo konferencë erdhi pas vizitës së tij në Bruksel.

“Jemi dakordësuar ta shtyjmë për një datë tjetër takimin, që do ndodhë së shpejti.

Axhenda e atij takimi mbetet e njëjtë që t’i japë shtysë dialogut, që të ndryshojë komplet gjendjen ekonomike të dy vendeve në rajon”, tha Hoti.