TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një ngjarje e rënde është regjistruar në orët e parë të mëngjesit në Shkodër.
Dy persona të maskuar me motoçikletë kanë qëlluar me ārmë dhe kanë kërcënuar një shtetas në rrugën Shkodër – Velipojë, konkretisht në afërsi të fshatit Daragjat.
Burime pranë policisë së Shkodrës thonë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:00 të mëngjesit kur dy persona me motor të maskuar i kanë zënë pritë një mjeti tip Benz, ku po udhëtonte një 50 vjeçar banues në fshatin Daragjat.
Sipas dëshmisë së dhënë para policisë nga 50 vjeçari, autorët e kanë ulur në gjunjë drejtuesin e mjetit duke e kërcënuar dhe pastaj kanë qëlluar me automatik.
Fatmirësisht si pasojë e kësaj ngjarje nuk ka pasur vīktima.
Policia po punon për identifikimin e autorëve të kësaj ngjarje të rëndë e cila rikthen maskat në Shkodër.