AKTUALITET, 27 Qershor 2020, 11:21

Koronavirusi/ Tre rastet e reja në Korçë personel shëndetësor, infektohet edhe infermierja e burgut të Fierit

Koronavirusi/ Tre rastet e reja në Korçë personel


Në Korçë janë konfirmuar sot tre raste të reja me Covid-19. Bëhet fjalë për një mjeke dhe dy infermierë në spitalin e Korçës.

Dyshohet e ata janë infektuar nga një 80 vjeçare e cila rezultoi pozitive me virusin disa ditë më parë, teksa ishte e shtruar në QSUT dhe më pas është dërguar për të marrë shërbim mjekësor në spitalin e Korçës.

Dje në Korçë u raportuan pesë të infektuar, të cilët ishin familjarët e të moshuarës.

Ndërkaq, edhe në Fier u konfirmuar sot një rast me koronavirus. Bëhet fjalë sërish për personel shëndetësor. një infermiere në burgun e Fierit ka rezultuar pozitive.

Dyshohet se kjo e fundit ta ketë marrë virusin në Tiranë, pasi disa ditë më parë ka qenë në kryeqytet tek e bija, e cila gjithashtu rezultoi e prekur nga virusi.

Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë konfirmuar 61 raste të reja, ndërsa dy pacientë te spitali Infektiv kanë ndërruar jetë.