AKTUALITET, 24 Mars 2020, 22:30

“Shtretërit po mbushen me shpejtësi”, Pipero tregon situatën në spitale, apel për shtim të imazheristëve dhe laborantëve: Mund të shpëtojnë jetë

“Shtretërit po mbushen me shpejtësi”, Pipero tregon

Mjeku Pëllumb Pipero është shprehur se shtretërit në spitale po mbushen dita-ditës, dhe se po kaq shpejt ata shtretër po shtohen dhe po zëvendësohen. Në një lidhje me emisionin “Open”, Pipero tha se kërkohen imazheristë dhe laborantë e infermierë, pasi ata mund të shpëtojnë jetë.

“Shtretërit po mbushen me shpjetësi dita-ditës, dhe me shumë shpejtësi po shtohen edhe shtretërit. Sot më shumë se kurrë kemi nevojë për imazheristë, laboratorantë dhe infermierë. Tashmë jemi në tehun e përpjekjes për të ndihmuar dhe për të kuruar të infektuarit. Orili i infeksionitit ka kaluar në plan të dytë pasi dimanika e sëmundjes dhe përparimi është shumë i shpejtë. Imazheristët mundësojnë shpëtimin e më shumë jetëve,”- tha Pipero.

Numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë sot ka shkuar në 123, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në pesë.