AKTUALITET, 12 Mars 2020, 13:28

“Shtetrrethimi si masë kundër koronavirusit”, Vasili-Ramës: Kufizimet absolute kërkojnë zgjidhje alternative që ti s’i bën!

“Shtetrrethimi si masë kundër koronavirusit”,


I ashpër ka qenë në reagimin e tij nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili, sa i takon masave të ndërmarra për shkak të koronavirusit dhe deklaratave të njëpasnjëshme të kryeministrit Edi Rama.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ Vasili i sugjeron Ramës që mos të përziejë politikën me pandeminë dhe me situatën e krijuar nga tërmeti.

Ndër të tjera Vasili theksoi se kufizimet që kërkoi Rama kërkojnë zgjidhje alternative.

Kujtojmë se sot Rama deklaroi se duke nisur nga dita e nesërme deri të dielën, Tirana dhe Durrësi do të jenë në ‘shtetrrethim’ dhe nuk do të lejohet lëvizja e mjeteve private.

POSTIMI I VASILIT

KRYEMINISTER QENDRO KORREKT!!

KRYEMINISTER MOS PERZJEJ POLITIKEN ME PANDEMINE!

KRYEMINISTER PANDEMIA DHE TERMETI KANE ZERO LIDHJE ME NJERA TJETRIN!

KRYEMINISTER MOS I PENGO MË PROFESIONISTET ME MESAZHE TE GABUARA, LERI TE QETE QE TE PUNOJNE!

KRYEMINISTER PANDEMIA KERKON FONDE QE TI NUK I JEP!

KRYEMINISTER KUFIZIMET ABSOLUTE KERKOJNE EDHE ZGJIDHJE ALTERNATIVE QE TI NUK I BEN!

KRYEMINISTER KTHEJU DETYRES,BEJ KRYEMINISTRIN, SE MJEKET E INFERMIERET E DINE DHE E BEJNE SHKELQYESHEM PUNEN E TYRE

KRYEMINISTER BOLL MË ME MESAZHE TE TURPSHME SI KY QE THE SOT:

“BESIM MOTRA E VËLLEZËR BESIM, NE DO TA MUNDIM KORONËN DHE DO TË DALIM MË TË FORTË NGA KJO LUFTË, SIÇ DOLËM NGA GODITJA E TMERRSHME E TËRMETIT”!