TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti Trump sapo njoftoi se SHBA do të ndalojë të gjitha fluturimet me Europën për 1 muaj, duke përjashtuar vetëm Mbretërinë e Bashkuar. Vendimi tejet drastik është marrë për të ndaluar përhapjen e koronavirusit.
“Unë kam vendosur të ndërmarr veprime të forta, por të nevojshme për të mbrojtur shëndetin dhe mirëqenien e të gjithë amerikanëve. (…) Për të parandaluar që rastet e reja të hyjnë në territorin tonë, ne do të pezullojmë të gjitha udhëtimet nga Evropa për në Shtetet e Bashkuara”, tha Donald Trump i cili fajësoi BE se dështoi në parandalimin e pandemisë.
Ndalimi i fluturimeve hyn në fuqi të premten në mesnatë.
Në detaje, masa ka të bëjë me shtetasit e 26 vendeve të Shengenit: Austri, Belgjikë, Republikën Ceke, Danimarkë, Estoni, Finlandë, Francë, Gjermani, Hungari, Islanda, Letonia, Lituania, Lihtenshtajni, Luksemburgu, Malta, Hollanda, Norvegjia, Polonia, Portugalia, Sllovenia, Sllovakia, Spanja, Suedia dhe Zvicra.
Ajo do të ketë përjashtime të kufizuara për amerikanët që janë ekzaminuar dhe testuar siç duhet për të fluturuar në SHBA.
Trump fajësoi Europën për përhapjen e virusit, duke thënë se duhet të kishte ndaluar më shpejt fluturimet me Kinën, nga ku edhe shpërtheu kjo pandemi vdekjeprurëse.