AKTUALITET, 12 Mars 2020, 12:17

Koronavirusi/ Rama: Mediat të akreditojnë mjetet pranë Policisë

Koronavirusi/ Rama: Mediat të akreditojnë mjetet pranë


Pasi urdhëroi që Tirana dhe Durrësi të vendoseshin në karantinë për tre ditë për shkak të koronavirusit, vjen një tjetër mesazh nga kryeministrit Edi Rama.

Përmes një postimi në “Facebook” thekson se “të gjithë automjetet e mediave audiovizive duhet të akreditojnë automjetet e trupave të tyre gjate ‘shtetrrethimit’.”

POSTIMI I RAMËS

? PËR TË KRYER SHËRBIMET E TYRE INFORMATIVE GJATË “SHTET-RRETHIMIT” TË FUNDJAVËS BRENDA PERIMETRIT TR-DR MEDIAT TELEVIZIVE DUHET TË AKREDITOJNË AUTOMJETET E TRUPAVE TË TYRE, PRANË DREJTORISË SË PËRGJITHSHME TË POLICISË SË SHTETIT NË TIRANË

? NDJESË 1000 HERË PO KJO LUFTË NUK FITOHET NDRYSHE?