TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një i ri shqiptar u arrestua nga policia italiane, pasi u kap me 5.5 gramë kokainë në makinë, si dhe me 1880 euro të gatshme.
Mediat e vendit fqinj shkruajnë se në pranga të policisë ka përfunduar një i ri nga Shqipëria, 21 vjeç. Ai u prangos nën akuzën e trafikut të drogës. Arrestimi i tij u bë pas denoncimit të një 62-vjeçari, që kishte thënë se shqiptari ngiste automjetin më tepër nga se duhet.
Pasi kanë ushtruar kontrolle, karabinierët arrestuan shqiptarin. Gjykata e dënoi atë me një vit e katër muaj burg. Përpos dënimit me burg, i riu u dënua edhe me 2000 euro gjobë.