AKTUALITET, 28 Qershor 2020, 16:15

Maqedonia e Veriut, nëntë vìktima dhe 176 të prekur nga Covid-19 në 24 orët e fundit

Maqedonia e Veriut, nëntë vìktima dhe 176 të prekur nga

Vazhdon situata e rëndë me Covid 19 në Maqedoninë e Veriut. Autoritetet shëndetësore kanë publikuar shifrat për 24 orët e fundit.

Gjatë kryerjes së 870 tamponeve kanë rezultuar pozitiv 176 persona dhe janë raportuar nëntë vìktima nga pandemia e koronavirusit.

Sot ishin 80 persona të shëruar, që pas testeve të kryera kanë rezultuar negativ me infeksion. Deri më tani janë bërë gjithsej 58,765 testime në Maqedoninë e Veriut dhe 6.080 jane personat e prekur, numri i pacientëve të shëruar është 2315, numri i rasteve aktive në vend është 3479.