BALLKAN, 17 Tetor 2020, 09:38

Shënohen 16,606 raste me COVID-19 në Kosovë që nga fillimi i pandemisë

Shënohen 16,606 raste me COVID-19 në Kosovë që nga fillimi i


Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë, raporton se numri total i personave pozitivë për COVID-19 ka arritur në 16, 606 të prekur.

Ndërkohë autoritetet gjithashtu bëjnë me dije se si pasojë e COVID-19, 652 persona kanë humbur jetën.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 14,561, ndërsa aktualisht janë 1,393 raste aktive.