TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Është dashur që të kalojnë plotë nëntë vite që Serbia të fillojë të respektojë dhe implementojë marrëveshjen për Menaxhim të Përbashkët të Kufijve e cila ishte nënshkruar në vitin 2011 kur në emër të palës kosovare negocionte Edita Tahiri.
Në kohën e vendosjes së firmave në një marrëveshje të tillë, pala kosovare kishte deklaruar se Serbia edhe ligjërisht ka pranuar pavarësinë e Kosovës, derisa nga pala serbe ishte thënë se me nënshkrimin e marrëveshjes së IBM-së nuk nënkuptohet njohja e Kosovës.
Për fillimin e implementimit të një marrëveshje të tillë nga Serbia, ka reaguar qeveria amerikane dhe emisari i Trump për dialogun, Richard Grenell, të cilët kanë përgëzuar shtetin serb meqë tashmë janë pajtuar që doganierët t’i vendosin në ndërtesën e përbashkët të financuar nga Bashkimi Evropian në pikën kufitare në Merdare të cilës pala serbe megjithatë i referohet si linjë administrative.
“Lëvizje e madhe. Falënderimi i takon presidentit Trump. Serbia e bën funksional pikëkalimin në Merdare”, thuhet në reagimin e Richard Grenell.
Edhe zëdhënësja e Sekretarit Amerikan ka komentuar veprimin e Serbisë për t’u vendosur në ndërtesën e financuar nga Bashkimi Evropian, duke e quajtur si hap të mirë.
E ambasadori amerikan në Beograd, një veprim të tillë të shtetit serb e ka ndërlidhur me zhvillimet dhe marrëveshjen e 4 shtatorit në Washington, ku palët janë zotuar edhe për krijimin e MiniSchengenit.
Derisa Policia e Kosovës për Gazetën Express kanë konfirmuar se janë të vendosur kaherë në ndërtesën e Bashkimit Evropian për Menaxhim të Përbashkët të Kufijve.
“Policia e Kosovës, në këtë rast zyrtarët kufitar me kohë janë vendosur në objektin në fjalë dhe janë duke i realizuar detyrat sipas autorizimeve dhe kompetencave ligjore”, kanë thënë për Express nga zyra për Informim e Policisë së Kosovës.
Gurthemeli i kësaj pike kufitare ishte vënë në shkurt të 2017-s, derisa Serbia në mënyrë konstante kishte refuzuar që të vendosej në ndërtesën e përbashkët.
Marrëveshja për Menaxhimin e Përbashkët të Kufijve ishte nënshkruar në Bruksel në mes të Kosovës dhe Serbisë, kur negociatat nga pala kosovare i drejtonte Edita Tahiri, derisa nën anën tjetër ishte Borko Stefanoviq.
Një marrëveshje e tillë për vite të tëra kishte mbetur në sirtarët e Serbisë meqë s’pranonte të implementonte, derisa Kosova ka vite që është vendosur në ndërtesën e BE’së për /GazetaExpress