BALLKAN, 10 Korrik 2026, 10:59

Albin Kurti “mësyn” në Kuvend, Bedri Hamza pas takimit me kreun e LVV: PDK-ja do të mbesë në opozitë

Albin Kurti “mësyn” në Kuvend, Bedri Hamza pas takimit me

Albin Kurti ka mbërritur në Kuvend ku ka zhvilluar takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza në kuadër të konsultimeve për formim të institucioneve.

Brenda objektit të Kuvendit më pas ka hyrë edhe kryetari i PDK-së, Bedri Hamza i cili para takimit fillimisht tha se po i përgjigjet ftesës së Kurtit, e nuk kanë emra konkretë për presidentin, thuke theksuar se do t’i qëndrojë parimeve të tij me të cilat ka garuar në zgjedhjet e 7 qershorit.

Pas takimit duket se gjërat nuk kanë arritur në një konsensus, Hamza ka deklaruar se “PDK-ja do mbesë në opozitë”.