AKTUALITET, 9 Mars 2020, 23:49

Sejamini: Strategjia idiote e qeverisë, njofton rastet me koronavirus në mesnatë edhe pse kanë dijeni më parë

Gazetari Neritan Sejamini, ka publikuar një status në rrjetet sociale, ku shprehet se qeveria shqiptare po përdor një strategji, kur bën njoftimet për personat e prekur nga koronavirusi. Sipas Sejaminit, qeveria i njofton qëllimisht rastet rreth mesnatës edhe pse të paktën një prej rasteve të konfirmuar ditën e sotme, ka qenë i konfirmuar për median që ai drejton "Exit", që prej paradites së sotme, pra autoritetet kanë patur dijeni që paradite, por e publikuan njoftimin rreth mesnatës.