AKTUALITET, 29 September 2026, 10:35

Ndryshimet/ Topi largohet nga posti i drejtorit të Fondit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, ja kush e merr drejtimin

Ilir Topi ka dhënë dorëheqjen nga detyra e drejtorit të Fondit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, ndërsa në vend të tij është emëruar Suela Popa.

Dorëheqja është formalizuar ditën e sotme, ndërsa në orën 09:00 është firmosur me Këshillin Administrativ procedura për largimin e tij nga detyra.

Topi e mbajti drejtimin e Fondit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor për rreth katër muaj.

Ndërkohë, drejtuesi i ri i institucionit pritet të prezantohet sot në orën 11:00 nga ministrja e Shëndetësisë.