TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish deputeti demokrat, Ervin Salianji u shpreh i bindur se kryeministri Edi Rama dhe kreu i PD-së, Sali Berisha janë takuar ditën e djeshme në ambientet e Aeroportit të Rinasit, teksa shefi i qeverisë mbërriti nga SHBA, ndërsa lideri i opozitës udhëtoi drejt Strasburgut.
Në intervistën për News24, ish deputeti demokrat theksoi se janë kërcënuar edhe punonjës të Gardës së Republikës për shkak të informacioneve që kanë dalë se ata janë takuar ditën e djeshme në fshehtësi të plotë.
“Kërcënojnë punonjësit e Dardës se më kanë sjellë informacion për largim nga puna. Ky zotëria duhet të thotë se përse i shërben Edi Ramës dhe a kanë bërë marrëveshje. E kanë kërcënuar se kanë dalë informacione se janë takuar. Dhe më thonë këta të gardës se jemi kërcënuar ne. Të dy ishin në të njëjtin kohë në Rinas. Edi Rama ishte në Rinas, edhe kur shkoi ky zotëria tjetër në SHBA, Rama qëlloi prapë. Si iu rastis dy herë në të njëjtin periudhë? Përkoi që u vonua edhe konferenca për shtyp e Ramës një orë e pak.”, tha Salianji.