SPORT, 19 September 2026, 16:39

S’ka qetësi për Anis Mehmetin, pas golit kundër Arsenalit dhe ftesës nga Shqipëria përfundon sërish në tribunë

Nuk ka qetësi për Anis Mehmetin. Edhe pse 4 ditë më parë shënoi gol kundër Arsenalit në Kupën e Ligës sërish sulmuesi shqiptar është dërguar në tribunë nga trajneri i Ipsëich për ndeshjen e Premier League kundër Everton.

25-vjeçari shpresonte shumë të ishte pjesë e skuadrës të paktën në bankinë, por trajneri Gary O’Neil as këtë mundësi nuk ia ka dhënë. Madje pas ndeshjes me Arsenalin, edhe pse u eliminuan, tifozët e Ipswich në rrjetet sociale kërkuan që Mehmeti të bëhet pjesë e skuadrës.

Mehmeti ishte pranë kalimit në Championship në fundin e merkatos, por vetë sulmuesi shqiptar këmbënguli që të vazhdojë me Ipswich. Për të, kjo është ndeshje e 5 nga 5 të luajtura në Premier League që nuk grumbullohet nga skuadra. Tashmë situata është bërë mjaft shqetësuese edhe pse sot futbollisti mori lajmin e mirë të grumbullimit me Kombëtaren.