TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Futbolli italian është në zi. Legjenda e Interit, Sandro Mazzola, ka ndërruar jetë në moshën 83-vjeçare, duke lënë pas një nga karrierat më të lavdishme në historinë e futbollit italian.
Mazzola u kthye në një figurë legjendare për Interin, por edhe për futbollin italian në tërësi. Gjatë karrierës së tij të gjatë, ai fitoi katër tituj kampion në Itali, dy Kupa të Kampioneve, kompeticioni që sot njihet si Champions League, si dhe dy Kupa Interkontinentale.
Me kombëtaren italiane, Mazzola u shpall kampion i Europës në vitin 1968, duke qenë pjesë e skuadrës që fitoi turneun kontinental.
Dy vite më vonë, në vitin 1970, ai arriti finalen e Kupës së Botës me Italinë, duke u shpallur nënkampion bote pas finales historike ndaj Brazilit.
Ish-sulmuesi italian fitoi gjithashtu dy herë çmimin e golashënuesit më të mirë, duke konfirmuar rolin e tij si një prej futbollistëve më të rëndësishëm të brezit të tij.
Për rreth 17 vite, Mazzola kontribuoi te Interi, klub me të cilin lidhi pjesën më të madhe të karrierës së tij dhe ku u shndërrua në një prej simboleve më të mëdha të historisë së klubit.
Largimi i tij shënon humbjen e një prej emrave më të njohur të futbollit italian, ndërsa kontributi dhe trofetë e tij mbeten pjesë e historisë së Interit dhe të kombëtares së Italisë.
