AKTUALITET, 25 Qershor 2020, 18:41

Rritet numri i vìktimave nga koronavirusi në Itali në 24 orët e fundit

Italia ka shënuar një rritje të numrit të vìktimave nga koronavirusi në 24 orë, krahasuar me dy ditë e fundit. Sipas Emergjencave Civile në shtetin fqinj kanë ndërruar jetë 34 persona ndërkohë që dje ishin 30, ndërsa të martën 18 vìktima.

Në total numri i viktimave që prej nisjes së pandemisë është 34,678 persona. Edhe rastet e reja me koronavirus janë rritur ku në 24 orët e fundit janë 296 persona, ndërsa dje ishin 190.

Numri i të infektuarve në total është 239,706 persona. Lajmi i mirë që vjen nga Italia është që 615 persona janë shëruar në 24 orët e fundit.