AKTUALITET, 25 Qershor 2020, 16:53

Mjekuan ilegalisht ekzēkutorin e dy biznesmenëve në Laç, būrg mjekëve të klinikës private në Tiranë

Mjekuan ilegalisht ekzēkutorin e dy biznesmenëve në Laç, būrg

Gjykata e Kurbinit ka caktuar masën ‘arrest me būrg’ për dy mjekët, Besim Lama dhe Viktor Marku, të cilët akuzohen se mjekonin ilegalisht autorin e dyshuar të vrāsjes së dy biznesmenëve në Laç. Ngjarja ndodhi në 30 maj të këtij viti në hollin e një hoteli në Laç, ku mbetën të vrārë Paulin Gjergji Marku si dhe shokun e tij Bujar Lika (Hasani).

Dy mjekët u arrēstuan në 23 qershor, pasi akūzohen se operuan dhe nuk raportuan faktin se në klinikën e tyre private në Qytet Studenti kishte shkuar një person i plāgosur me armē zjarri. Bëhej fjalë konkretisht për shtetasin Eduard Lamajt, i cili qëndroi për disa ditë në këtë klinikë ku u trajtua pasi kishte marrë një plūmb në këmbë. Ndërkohë, avokatët e mjekëve kanë hedhur poshtë akūzat, ndërsa theksuan se klientët e tyre si njihnin personat e përfshirë.

“Klienti im nuk i njeh personat e përshirë në ngjarje”, tha avokati i mjekut Lame. Të njëjtën gjë ka pohuar dhe avokati i Markut, i cili tha se: “Klienti im ka kryer detyrën e tij si mjek dhe nuk ka lidhje me ngjarjen”.

Policia e Tiranës pas informacioneve ushtroi kontroll në këtë subjekt privat ku u konstatua se Eduard Lamaj pas ekspertizës mjeko-ligjore kishte një plāgë e shkaktuar 20 ditë më parë, që korrespondon me vrāsjen e dy biznesmenëve. Lamaj iu dha atyre fillimisht identitet të rremë që i përkiste një të riu në Laç, por më pas është arrestuar nga Policia.

Nga ana e vet Lamaj ka hedhur poshtë autorësinë e vrāsjes. Katër autorët të veshur si policë u futën në hollin e hotelit dhe ekzēkutuan Gergjin dhe Likën. Një tjetër detaj është dhe se Eduard Lamaj është komshi me pronarin e hotelit ku ndodhi ngjarja, Ari Allamani i cili është i dënuar jashtë shtetit.