AKTUALITET, 21 Qershor 2020, 11:02

Rritet numri i të shtruarve në Spitalin Infektiv/ Tre qytetet me numrin më të lartë të personave aktiv me COVID19

Rritet numri i të shtruarve në Spitalin Infektiv/ Tre qytetet me


Në Spitalin Infektiv në Tiranë vazhdon të rritet numri i të shtruarve. Instituti i Shëndetit Publik bën me 78 pacientë marrin trajtim spitalor.

“Vijon të ketë shtrime të reja te qytetarëve që kanë nevojë për trajtim spitalor si pasojë e Covid19. Aktualisht në shërbimin infektiv po marrin shërbim 78 pacientë, 10 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 1 është i intubuar”, sqaron Genta Qirjako ISHP.

Ndërkohë, ajo bëri me dije se në vendin tonë “janë aktualisht 784 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës”.