AKTUALITET, 21 Qershor 2020, 10:42

Shkon në 44 numri i viktimave nga COVID-19, ishte i intubuar, humb jetën 62-vjeçari nga Tirana

Shkon në 44 numri i viktimave nga COVID-19, ishte i intubuar, humb


Shkon në 44 numri i viktimave nga COVID-19 në vend, sipas shifrave zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë.

Genta Qirjako nga Instituti i Shëndetit Publik tha sot se në 24 orët e fundit një humbje jete është shënuar në spitalin infektiv. “Një 62-vjeçar nga Tirana i shtruar në gjendje të rëndë, i intubuar, nuk arriti dot të mbijetojë me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor të spitalit infektiv”, deklaroi Qirjako. Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerit.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 327 testime për të dyshuar të prekur me Covid-19 nga të cilat janë konfirmuar 71 raste pozitive, kryesisht raste të reja ne proces hetimi si dhe kontakte të rasteve të konfirmuara më herët pozitive.