AKTUALITET, 6 Maj 2020, 23:13

Rritet numri i rasteve me koronavirus jashtë Europës Perëndimore. Drejtori i OBSH: Gjashtë kushte për lehtësimin e masave

Rritet numri i rasteve me koronavirus jashtë Europës Perëndimore.

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus ka thënë se teksa numri i rasteve të prekura me koronavirus është duke rënë në Evropën Perëndimore, e kundërta është duke ndodhur në Europën Lindore, në Afrikë, Azinë Juglindore, Lindjen e Mesme dhe Amerikë.

Ai po ashtu ka paralajmëruar qeveritë që të menaxhojnë me kujdes vendimet për lehtësim të masave të izolimit, pasi “rreziku i kthimit të virusit është shumë real”.

Ghebreyesus ka përmendur gjashtë kushte para lehtësimit të masave të izolimit;

- Numri i rasteve duhet të jetë në rënie, por vëzhgimi i të infektuarve duhet të jetë i lartë;

- Sistemet shëndetësore duhet të jene të gatshme të testojnë, trajtojnë dhe izolojnë të infektuarit;

- Në spitale dhe shtëpi kujdesi duhet të ketë shpërthime minimale;

- Masat mbrojtëse duhet zbatuar në vende të punës dhe shkolla;

- Numri i rasteve të importuara duhet të jetë i menaxhueshëm;

- Komuniteti duhet të veprojnë në përputhje me “normalen e re”.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, në gjithë botën janë: 3,685,129 njerëz të infektuar, 258,051 të vdekur dhe 1,208,139 të shëruar nga ky virus.