AKTUALITET, 6 Maj 2020, 22:37

Çollaku: Kullat, rreziku i vërtetë i Universitetit të Tiranës

Çollaku: Kullat, rreziku i vërtetë i Universitetit të

Tensionet dhe përplasjet brenda Universitetit të Tiranës po e zhvendosin nga fokusi i vëmendjes situatën me Covid-19.

Rektori i saj, Mynyr Koni, kërkon që të shtyhen zgjedhjet brenda institucionit që ai drejton, ndërsa sot shkarkoi nga detyra edhe pesë pedagogë.

Por ndërsa debatet vijojnë, sipas anëtarit të Kryesisë së PD, Kreshnik Çollaku, ata që e po rrezikojnë serizisht universitetin më të madh në vend janë kullat.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, ai shprehet se, "drejtuesi i ri i Universitetit të Tiranës do të drejtojë e menaxhojë procedurat e ndërtimit të Kampusit të Ri Universitar (gjithë hapësira e fushave sportive, parkingut, disa godinave të Qytetit Studenti kthehen terren Ndërtimi)".

Reagimi i plotë i Çollakut:

Kullat qe rrezikojne Universitetin e Tiranes.

Kush mendon se qeveria ka bere plan te manipuloje zgjedhjet ne Universitetitn e Tiranes,per ca diploma apo per favor te ndonje militanti e ka gabim.

Drejtuesi i ri i Universitetit te Tiranes do te drejtoje e menaxhoje procedurat e ndertimit te Kampusit te Ri Universitar (gjithe hapsira e fushave sportive,parkingut,disa godinave te Qytetit Studenti kthehen terren Ndertimi).

Keta shkelen 7 here kushtetuten per nje kulle te Teatri...imagjinoni cdo te bejne per dhjetra kulla ne Qytet Studenti

Univeristeti i Tiranes duhet i kapur qe Kullat te ndertohen nga klientet e pa kundershtime e kokecarje !!!