TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, i cili është dhe anëtar në Këshillin Politik, ka treguar sot edhe njëherqë kushtet e opozitës për Reformën Zgjedhore. Në një lidhje direkte me emisionin “Open” në Top Channel, Bylykbashi u shpreh se opozita kërkon qeveria tranzitore
Ish-deputeti i PD-së tha se mazhoranca nuk e ka vullnetin për të bërë zgjedhje të ndershme.
“Para zgjedhjeve duhet një qeveri tranzitore që të shmangë krimin elektoral, manupulimin e listave të zgjedhjeve.
Këto norma që i kërkon dhe ODIR nuk bëhet dot me Edi Ramën kryeministër, kjo pasi Edi Rama nuk luan pastër në një fushë të barabartë”, u shpreh ndër të tjera demokrati.
Ditën e sotme, Komisioni i Reformës Zgjedhore u mblodh online pas disa javësh pushim prej koronavirusit. Bashkëkryetarët Gjiknuri dhe Hajdari informuan lidhur me ecurinë e komisionit.