TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish këshilltari i Tony Blair dhe miku i Edi Ramës, Alastair Campbell, ka zbuluar disa detaje mjaft interesante, lidhur me kryeministrin Rama dhe mesazhet që ai i ka dërguar për situatën e Covid-19 në Mbretërinë e Bashkuar.
Në një artikull për Tortoise Media , Campbell zbulon se Rama ka ofruar të dërgojë mjekë në Mbretërinë e Bashkuar, por kjo ofertë nuk u pranua dhe Ramën e falenderuan, duke i thënë se situata ishte nën kontroll.
Campbell gjithashtu zbulon se Rama i ka dërguar artikuj të shumtë shkencorë dhe ka shprehur habinë për qasjen e Mbretërisë së Bashkuar ndaj koronavirusit.
"Më vijnë në mendje ato mesazhet "wtf" (çfarë mu*in), nga Edi Rama dhe obsesionit e tij për të kontrolluar artikujt e mediave tona dhe komentet e tij të shkurtra, 'kjo është budallëk... nuk është e vërtetë...çmenduri....kjo është çmenduri...shikoje këtë (një tjetër artikull shkencor, apo një tjetër raport shokues nga bota)...Italia e bëri këtë, përse po e bën ai këtë?...nuk mund të bëni asgjë?", shkruan Campbell duke i'u referuar mesazheve të Ramës.
"Çfarë dreqin?! Zoti ju ndihmoftë, nëse kjo është 'këshilla e tij shkencore'...Italia u shkatërrua nga kjo qasje", është një tjetër mesazh që Rama i ka dërguar atij.
Duket se kryeministri Rama, ka qenë mjaft i shqetësuar nga mënyra se si qeveria britanike e ka menaxhuar krizën e Covid-19, duke paralajmëruar se do të përfundonte si Italia.
Në fakt, Mbretëria e Bashkuar e ka kaluar Italinë, sa i përket numrit të fataliteteve dhe sot numëron mbi 30 mijë viktima, duke u bërë vendi i dytë në botë, pas SHBA-së, për numrin e të vdekurve si pasojë e Covid-19.
/TPZ.al/