LIFESTYLE, 15 Janar 2020, 18:28

Shqiptarët ‘pushtojnë’ Sanremon! Pas Alketa Vejsiut, ja kush është këngëtarja që do të performojë në skenën italiane


Duket se ky vit, do të jetë mjaft i suksesshëm për shqiptarët. Tashmë është zyrtare pjesmarrja, jo vetëm të Alketa Vejsiut si bashkëprezantuese në “Sanremo”.

Dua Lipa është përzgjedhur si një ndër këngëtaret që do të performojë në skenën e këtij spektakli madhështor.

Këtë e kanë bërë me dije mediet e huaja, të cilat shkruajnë se skenës prestigjioze do t’i bashkohet dhe këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa.