LIFESTYLE, 15 Janar 2020, 12:08

Rita me nënën bëjnë lëvizje provokuese me hitin ‘Zemër’ të Dhuratës


Rita Ora dhe Vera Ora kanë festuar duke kërcyer bashkë me këngën ‘Zemër’ nga Dhurata Dora.

Këngëtarja Rita Ora ka kaluar festat e fundvitit duke fsetuar me famlijen në një vend të ngrohtë.

Familja kanë ndarë vazhdimisht fotografi dhe pamje nga këto pushim, shumicën e të cilave i kanë kaluar në plazh dhe në jaht.

E pikërisht në darkën e Krishtlindjeve, ato sërish kanë zgjedhur të festojnë me këngë shqip.

Është Vera ajo e cila ka ndarë me ndjekësit e saj një video nga këto pushime, ku ajo bashkë me Ritën shihen duke kërcyer bashkë me këngën ‘Zemër’, super hitin nga Dhurata Dora.

[video width="640" height="800" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2020/01/getfvid_83136995_105609697551127_1001291538523457471_n.mp4"][/video]