AKTUALITET, 8 October 2026, 12:38

Replikat/ Spiropali i përgjigjet Bardhit: Nuk shantazhohem, as nga ata që të kërcënuan ty në Fier! I qëndroj platformës sime

Replikat/ Spiropali i përgjigjet Bardhit: Nuk shantazhohem, as nga ata

Përplasje në Kuvend mes Gazment Bardhit dhe Elisa Spiropalit gjatë debateve për reformën territoriale. Bardhi i kërkoi Spiropalit të shpjegojë përse nuk dëgjon qytetarët, siç kishte propozuar në platformën e saj me 10 pika. Deputetja socialiste iu përgjigj se i qëndron çdo qëndrimi të shprehur në platformë dhe akuzave se u shantazhuan nga Rama që votojnë pro, iu përgjigje se ajo nuk kërcënohet.

Gazment Bardhi: Shoh këtu një kolege (Elisa Spiropalin), e cila solli një platformë me 10 pika, ku thoshte se duhet të dëgjojmë qytetarët. Pse nuk i dëgjon sot qytetarët?

Elisa Spiropali: S'ka njeri këtu të më shantazhojë mua. S'je ti zëri i qytetarëve. Nuk më shantazhojnë dot as ata që të shantazhuan ty, të gjithë deputetë e ca ish-drejtues të PD-së së lavdishme në Fier. As ata nuk më shantazhojnë dot.

Por po të them edhe diçka tjetër, që nuk mund të përdoret këtu çdo mikrofon për të folur për të njëjtën çështje. Unë u qëndroj një më një gjërave që kam thënë në platformë dhe pa platformë. E kam prezantuar edhe në Asamblenë e PS-së, ashtu siç ju nuk guxoni të thoni qoftë edhe një fjalë as në Kryesi, as në mbledhje.

Ju s'keni parti, ju keni vetëm një njeri në krye. I kam dalë kundër kulturës së personalizimit dhe të kontrollit të pushtetit, nga pushteti lokal deri në pushtetin qendror. Ju jeni mishërimi i personalizimit ekstrem të pushtetit, deri në katandisje.