AKTUALITET, 8 October 2026, 12:15

Protestuesit përplasen fizikisht me policinë, spërkaten nga spray me piper e gaz lotsjellës! Një i moshuar goditet me send të fortë (VIDEO)

Protestuesit përplasen fizikisht me policinë, spërkaten nga spray

Tensionet vijojnë përpara protestës përpara Parlamentit, ku qytetarë të shumtë janë mbledhur për të kundërshtuar votimin e draftit të PS-së për Reformën Territoriale, për shkak se parashikon shkrirjen e disa bashkive.

Protestuesit që ndodhen pranë qendrës tregtare te parlamenti po përplasen fizikisht me efektivët e policisë. 

Nga protestuesit janë hedhur edhe shishe uji. Efektivët janë kundërpërgjigjur me spray me piper.

Një i moshuar është lënduar nga goditjet me sende të forta.

Protestuesit përplasen fizikisht me policinë, spërkaten nga spray

Tubuesit janë përplasur fizikisht me efektivët, duke shtyrë kordonin e policisë dhe duke tentuar të shembin barrierat e vendosura përreth perimetrit të Kuvendit.

Situata është përshkallëzuar më tej, teksa policia ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit dhe për të rikthyer kontrollin në zonën përpara godinës së Kuvendit.

Protesta zhvillohet në kohën kur brenda Kuvendit po mbahet seanca, ku po diskutohet edhe çështja e territoriales e cila pritet të votohet.