AKTUALITET, 19 Korrik 2021, 11:51

Rëndohet situata e përmbytjeve në Belgjikë, shkon në 36 numri i viktimave, ende 120 të zhdukur

Rëndohet situata e përmbytjeve në Belgjikë, shkon në 36

Vazhdon të shtohet numri i viktimave nga përmbytjet që kanë pushtuar Belgjikën ditët e fundit.

Sipas mediave vendase, numri i viktimave ka shkuar në 36 ndërkohë që 120 persona rezultojnë ende të zhdukur.

Ditën e djeshme u njoftua se qeveria vendosi të Martën si një ditë zie dhe vendosi të zbusë festimet për Ditën Kombëtare Belge një ditë më pas.

“Ato që duhet të ishin ditët e bukura të verës u kthyen papritur në ditë të errëta dhe jashtëzakonisht të trishtueshme për bashkëqytetarët tanë.

Këto janë rrethana të jashtëzakonshme që vendi ynë nuk i ka parë më parë.” tha Kryeministri, Alexander De Croo në një konferencë shtypi.

Belgjika i ka bërë thirrje mekanizmit të mbrojtjes civile të Bashkimit Evropian, duke rezultuar në kontribute nga Franca, Austria dhe Italia, kryesisht anije, helikopterë dhe personeli i shpëtimit.