BALLKAN, 17 Shtator 2018, 12:31

Referendumi/ Matis në Maqedoni: SHBA mbështet emrin e ri

Referendumi/ Matis në Maqedoni: SHBA mbështet emrin e ri

Në prag të referendumit për emrin e ri të Maqedonisë, Sekretari Amerikan i Mbrojtjes, Xhejms Matis ka takuar krerët më të lartë të këtij shteti.

Në 30 shtator do të mbahet referendumi ku vendoset nëse ndryshohet emri ose jo. Ndryshimi i emrit do ti hapte Maqedonisë rrugën drejtë anëtarësimit në NATO dhe BE. Matis deklaroi se SHBA-të janë mbështetëse të palëkundura të anëtarësimit të Maqedonisë në strukturat integruese.

Në takim me kryeministrin, Zoran Zaev, Matis vlerësoi rolin e luajtura nga Maqedonia për stabilitetin e Gadiushullit Ballkanik.

Sekretarin amerikan mori garancinë nga kreu i qeverisë se referendumi do të jetë pozitiv dhe së shpejti edhe Maqedonia do të bëhet pjesë e NATO-s.

Sekretari i Shtetit tha se Marrëveshjen e Prespës do ta ndihmojë Maqedoninë në hapat e mëtejshme drejt anëtarësimit në NATO e BE ku theksoi se SHBA-të janë të gatshëm që t’ju mirëpresim si anëtare e 30-të e NATO-s. TPZ.AL