AKTUALITET, 3 Maj 2020, 15:26

"Redi Molla dorëhiqu"/ Pas dorëheqjes së Kazhanit, kërkohet largimi i drejtorit të UKT-së

Gazetarja Mira Kazhani, ka dhënë dorëheqjen nga detyra që mbante në UKT, pas reagimeve të shumta në opinionin publik lidhur me punësimin e saj në një ndërmarrje në varësi të Bashkisë së Tiranës, ndërkohë që ushtron profesionin e gazetares dhe drejton një portal.

Tashmë ka nisur një fushatë online, nga "Nisma Thurje", që u bën thirrje qytetarëve të kërkojnë masivisht dorëheqjen e drejtorit të UKT-së, Redi Molla.

"Redi Molla dorëhiqu nga UKT!

Dorëheqja e Mira Kazhanit nga posti i këshilltares ekonomike në UKT vërtetoi se emërimi i saj ishte i pamerituar dhe abuziv.

Gjesti i saj shërben por nuk mjafton.

Duhet të japë dorëheqjen ose të shkarkohet edhe personi që e emëroi sepse ka abuzuar me taksat tona.

Nëse e mbështet këtë kërkesë shpërndaje në formë reagimi!", shkruhet në postimin e "Nisma Thurje", e cila ka marrë qindra shpërndarje deri në këto momente.