TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë kanë arrestuar nëntë persona, dy prej të cilëve ishin shpallur në kërkim si dhe ka sekuestruar lëndë narkotike heroinë dhe sende të tjera të kundërligjshme.
Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme kundër aktivitetit kriminal në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme, goditi një tjetër rast, duke vënë në pranga shtetasin A. A., 30 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e këtij shtetasi, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 11.4 gr lëndë narkotike e llojit heroinë, e ndarë në doza gati për shitje.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, shtetasi M. P., 61 vjeç, pasi gjatë kontrollit të mjetit me të cilin ky shtetas po qarkullonte, në bagazh iu gjetën 1 shkop bejsbolli, 1 shkop gome dhe një 1 hekur metalik.
Gjithashtu, po nga specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit Nr. 1 u bë arrestimi në flagrancë, për veprën penale “Dhuna në familje”, i shtetasit E. Ll., 60 vjeç, banues në Baldushk, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta me vëllanë dhe nipin e tij kanë goditur njëri-tjetrin me sende të forta. Në vijim të veprimeve u procedua në gjendje të lirë për shkak të moshës, shtetasi M. Ll., 74 vjeç, si edhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit B. Ll., 45 vjeç.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, shtetasin O. K., 26 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” të dhënë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe është konstatuar nga shërbimet e Policisë jashtë banesës së tij.
Ndërkohë, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin Nr. 2 u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasi N. F., 46 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin B. B., 29 vjeç, pasi në rrugën “Shefqet Ndroqi” u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.66 mg/l.
Gjithashtu, po nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, i shtetasit Xh. H., 59 vjeç, pasi në vendin e quajtur “Marikaj”, ka aksidentuar një shtetas, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, nga strukturat e DVP Tiranë janë kapur dhe ndaluar shtetasit: M. M., 31 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Dhuna në familje” dhe K. Gj., 40 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.