TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Tre shqiptarë dhe një italian u arrestuan nga karabinierët në Osimo.
Hetuesit kishin vëzhguar lëvizjet e dyshimta të një grupi të vogël njerëzish, disa prej tyre me qëndrim vëzhgues, të tjerët kishin një pako.
Pasi paketa u shkëmbye për para, të gjithë nxituan me automjetin e tyre, në drejtime të ndryshme.
Ndërhyrja e policisë ishte e menjëhershme duke arrestuar katërshen, midis të cilëve u arrestua edhe drejtuesin e mjetit, një Alfa Giulietta, e drejtuar nga një 32 vjeçar shqiptar.
Në sediljen e përparme kishte një kuti me 300 gram kokainë brenda. Gjatë kontrollit në shtëpi, policia kapi edhe 10.450 euro, të ardhura nga tregtimi i drogës, si dhe një bllok me shënime në lidhje me veprimtarinë e paligjshme.
Gjithashtu i arrestuar është edhe një shqiptar 36-vjeçar, i cili drejtonte një Peugeot 406, ku brenda kolltukut të pasagjerit, kishte një qese plastike me shumë 10 mijë euro.
Nga kontrolli i mëpasshëm i një italiani 37-vjeçar, i cili mbërriti në vend duke drejtuar një Mini Cooper, u gjetën peshore elektronike dhe materiale të përshtatshme për paketimin e dozave.
Pajisjet për prerjen e drogës u morën në shtëpinë e një shqiptari 45-vjeçar. Personat e arrestuar janë akuzuar për krimin e trafikut të drogës dhe mbajtjes së drogës. Ata janë dërguar në qelitë e burgut Montacuto në Qarkun e Ankonas.