AKTUALITET, 3 Maj 2020, 12:04

“E kam kultivuar vetë kanabisin. Kam 25 mln lekë borxh”- Dëshmia e gruas së arrestuar për laboratorin e drogës: Djali vinte vetëm për…

“E kam kultivuar vetë kanabisin. Kam 25 mln lekë borxh”-


Mori vetë përsipër kultivimin e kanabisit në banesën e saj, por kjo nuk ishte argument që gjykata ta linte prapa hekurave.

Qamile Kapaj tha se kishte borxhe të shumta për të shlyer dhe ndaj kishte vendosur të kultivonte kanabis.

Megjithatë, gjykata i lehtësoi masën e sigurisë duke e lënë në “arrest shtëpie”. Të njëjtën fat nuk pati djali i saj, 22 vjeçari, Angelo Kapaj, për të cilin gruaja tha se ishte i pafajshëm. Gjykata e la të riun në burg.

“Kam nisur vetë për ta  kultivuar drogën sepse kam qenë e detyruar nga kushtet e vështira ekonimike. Këto vite kam marr borxh rreth 25 milionë lekë tek familjarët dhe të afërmit e mi dhe doja që të shlyeja borxhet. Djali nuk jeton me ne. Vinte vetëm për ditët e ramazanit”- ka deklaruar Qamile Kapaj në gjykatën e Fierit.