TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Erling Braut Haland, i lindur para 19 vitesh në Norvegji, u bë i njohur për futbollin botëror në 30 majin e fitit të kaluar. Ai shënoi 9 gola në ndeshjen 12-0 kundër Hondurrasit në Botërorin U-20. Nga ajo ditë dhe deri sot, e gjithë bota flet për të. Është i gjatë 1.94 metra, por koordinimi i lëvizjeve të tij është spektakolar dhe kjo e bën një lojtar të veçantë.
Ai nisi të shkëlqente edhe me skuadrën e Salcburgut në Austri duke tërhequr vëmendjen e shumë skuadrave të mëdha në Europë. Mes tyre ishte edhe Reali i Madridit, i cili në mënyrë befasuese vendosi që ta braktiste këtë pistë për të transferuar Luka Joviçin për 60 milionë euro. Nuk besonin shumë te Haland dhe i trembeshin faktit që mund të ishte thjesht një zbulim që do të zgjaste pak kohë.
Nuk ka asnjë problem që mund ta pengojë transferimin e tij te Reali, duke qenë se UEFA i lejon lojtarët të luajnë në Champions me dy skuadra të ndryshme. Haland është një nga lojtarët e vetëm që bind drejtuesit, sepse të tjerët si Levandovski dhe Kavani janë të vjetër, Kejn është i shtrenjtë, Ikardi mbetet në një situatë të pakuptueshme dhe për Lautaron duhet një luftë e madhe me Barcelonën.
Kjo do të thotë se të gjitha rrugët e çojnë Realin te Haland. Për më tepër, Mino Raiola përpara disa ditësh tha se do t’i çonte Realit një lojtar të madh. Ndoshta është Haland.