TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me komunitetin shqiptar në Staten Island, New York, gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ka marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.
Gjatë fjalës së tij para të pranishmëve, Rama tha se lidhja mes Shqipërisë dhe Diasporës është forcuar gjatë viteve të fundit, pasi, sipas tij, ka nisur ndërtimi i urave të bashkëpunimit, përmes të cilave kalojnë interesa dhe investime.
“Pavarësisht se jemi në SHBA, ky është një territor jo i pushtuar zyrtarisht nga shqiptarët. Në vitin 2015 unë isha në një darkë shqiptarësh i ftuar, së bashku me Hashim Thaçin dhe në atë darkë u diskutua për herë të parë ideja e atij që një vit më pas u bë Samiti i parë i Diasporës në Tiranë.
10 vite prej atij Samiti, besoj se kanë ndodhur plot gjëra pozitive dhe lidhja e Shqipërisë me Diasporën është kthyer në një lidhje ku janë ngritur ura që kalojnë interesa, investime dhe plot rikthime shqiptarësh në tokën ëmë.
90% e familjeve shqiptare kanë përfituar të paktën njëherë nga dërgesat financiare të shqiptarëve të Diasporës. Ky është një nder i madh që do ta mbulojë me lavdi diasporën shqiptare të gjithë këtyre viteve. Por, siç e thashë, nuk jemi më në atë fazë, kur diaspora jepte e Shqipëria merrte, por jemi në një tjetër fazë.
Kemi nisur të krijojmë një regjistër kombëtar të Diasporës, për të gjithë ata që duan të investojnë sadopak në Shqipëri. Ky ndryshim që ka ndodhur në këtë marrëdhënie, s’ka ndodhur thjesht aty ku ta rrok syri, por ka ndodhur në mendësi.
Tani jeta është shumë më organike dhe pjesë e atij organiciteti ishin edhe vezët që m’u hodhën mua. Madje, një nga hedhësit e vezëve kishte ardhur nga Anglia për të hedhur vezë. Shpresoj të ketë kaluar mirë me Policinë e Nju Jorkut.
Në trupën e mbrojtjes pastaj që u angazhua në çdo event, ishte një shqiptar që shërben në Policinë e Nju Jorkut. Prandaj unë u ndodha komplet në shtëpi, edhe Policia, edhe protestuesit.
Këtu u prita me një tortë rozë, që kishte 2 flamingo si një zemër. Më erdhi mirë. Shqipëria nuk vuan më tani faktin që zogjtë e kafshët vriten dhe askush nuk shqetësohet për to. Shqipëria e sotme nuk është më Shqipëria në nevojë për ndihma. Sot Shqipëria ka hapur një derë të re, derën e maleve të saj”, tha mes të tjerash Rama.