AKTUALITET, 26 September 2026, 16:22

“Disa histori i kam jetuar, të tjera…”, çfarë po paralajmëron ish-ministri Tahiri, publikon videon ‘enigmatike’: Kam shumë për të thënë

“Disa histori i kam jetuar, të tjera…”,

“Disa histori i kam jetuar. Disa të tjera i kam dëgjuar të tregohen për mua. Do shihemi së shpejti. Ka kaq shumë për të thënë”, me këtë diçiturë e ka përshkruar ish-ministri Saimir Tahiri një video të postuar në rrjetet e tij sociale.

Tahiri duket me një kast xhirimi, duke “bërë prova”, në atë që ngjan ose me një skenë filmi, ose me një prapaskenë interviste.

Duket se ish-ministri ka vendosur që jetën e tij dhe rrjedhën e saj ta rrëfejë në një mënyrë krejt ndryshe, për të cilën thotë se shumë shpejt do të mund ta shohim.