TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Vjeshta përveç qetësimit të toneve politike vjen me lajme të mira edhe për projektet infrastrukturore. Më në fund qeveria shqiptare ka në tavolinë projektin për ndërtimin e aeroportit ndërkombëtar të Vlorës. Kryeministri Rama duke folur nga qyteti bregdetar sqaroi se në tavolinë janë dy opsione për ndërtimin e tij.
Së pari ndërtimi nga një kompani serioze ndërkombëtare, ose ndërtimi me paratë e buxhetit të infrastrukturës dhe më pas përzgjedhja e operatorit ndërkombëtar.
Në një takim me qytetarët e Vlorës, kryeministri Edi Rama tha se rritja ekonomike në këtë qytet me ndërtimin e aeroportit do të jetë deri në 27 fish.
“Aeroporti i Vlorës do të mundësojë uljen e avionëve me kapacitet të lartë jo vetëm për qytetarët, por edhe për mallrat. Nuk ka një të tillë në rajon. Me potencialin që ka Vlora është i mundur. Do të ketë edhe një funksion për mirëmbajtjen e avionëve. Do ta bëjë një kompani e jashtme, por do të bëhet këtu. Rritja e ekonomisë është deri në 27 fish me ndërtimin e aeroportit”, tha Rama.