TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-velina e emisionit “Stop” Alesia Bami ka folur së fundmi në lidhje me bizneset që ka hapur pas largimit nga Tv Klan. E ftuar në “Wake up”, Bami tregoi edhe pak më shumë për jetën e saj personale.
E pyetur nëse ka ndonjë mashkull pas jetës së saj luksoze, 20-vjeçarja tha se ajo ka dikë pasi vetëm nuk mund t’i menaxhojë të dy bizneset që ka.
“Është një mashkull pas kësaj sepse normalisht nuk mund t’i menaxhoja e vetme, njërin ndoshta, por të dy jo. Është babai im,”- tha Alesia Bami, e cila këtë sezon do të jetë pjesë e emisonit “Procesit Sportiv”, në Top Channel, krah Edi Manushit dhe Ilda Bejlerit.
Ish- velina vetëm pak javë më parë më parë bëri publike dy bizneset që ka hapur. Bëhet fjalë për një butik me fustane mbrëmjesh dhe për një restorant luksoz.