TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Duke folur për rrezikun që paraqet Inteligjenca Artificiale, kryeministri Edi Rama u ndal edhe te protestat e zhvilluara në Tiranë, duke iu referuar një imazhi të përhapur në rrjetet sociale.
Në imazh shfaqej një gardh me tela me gjemba dhe një tabelë që e paraqiste zonën e Zvërnecit si një kufi mes Shqipërisë dhe Izraelit, të shoqëruar me flamujt e të dyja vendeve.
Rama tha se mbi këtë imazh u ndërtua një narrativë e rreme për një “pushtim izraelit” të bregdetit shqiptar, e cila, sipas tij, u përhap në rrjet dhe nxiti protesta kundër një “fantazme”.
“Jam i bindur se ju e keni ndjekur revolucionin e flamingove, një narrativë e fabrikuar për pushtimin izraelit të bregdetit shqiptar, një pushtim që s’ka ndodhur kurrë, por kjo u fabrikua dhe u përcoll përmes zërave, faqeve dhe kanaleve. Qytetarët i kanë besuar tashmë. Qytetari mori një histori të tradhtisë kombëtare, një tjetër të provokimit fetar, një tjetër për një pushtim të jashtëm. Fabrikime të ndryshme u futën në botë të ndryshme emocionale dhe të gjitha i shërbenin gënjeshtrës strategjike. Pasojat ishin reale. Qytetarët kishin arsyet për të protestuar, por ata papritur ishin duke protestuar kundër një fantazme tashmë. Frika u bë zemërim, zemërimi u bë mobilizim dhe fabrikimi u bë realitet.
Nuk ishte eksperiment, nuk po ju flas për film. Ishte një e martë në Tiranë. Algoritmi nuk shpiku objektivin, këtë e bëri një aktor njerëzor. Ky është mashtrim sistematik. Ndërhyrja në zgjedhje nuk kërkon më që një TV publik apo një propagandë t’i drejtohet një popullate të tërë. Tashmë mund të ndikojë te vullneti i çdo votuesi”, tha Rama.