TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ambasadorja e BE-së në Shqipëri, Sofia Moreira de Souza, ka takuar ministren për Reformën e Administratës Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni.
Bashkimi Europian ka rikonfirmuar angazhimin për të mbështetur Shqipërinë në procesin e anëtarësimit në BE, me fokus te objektivat përmbyllëse të Grupit 1, lufta kundër korrupsionit dhe reforma e administratës publike.
Lajmin e bëri të ditur përmes një postimi në rrjetin social “X”, ku shkroi se diskutuan çështjet dhe mundësitë kryesore në funksion të objektivave përmbyllëse të Grupit 1.
“Në rolin e saj si Zëvendës Kryenegociatore, diskutuam çështjet dhe mundësitë kryesore në funksion të objektivave përmbyllëse të Grupit 1, dhe pata mundësinë të rikonfirmoja angazhimin e plotë të BE-së për të mbështetur Shqipërinë.
Rruga e anëtarësimit të Shqipërisë në BE është e lidhur ngushtë me parandalimin dhe luftën e suksesshme kundër korrupsionit, si dhe me një administratë publike të përgjegjshme. Kënaqësi që takova Ministren e Shtetit për Reformën e Administratës Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni”, shkroi ajo në “X”.