TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Lideri i opozitës Lulzim Basha sulmoi ashpër rivalin e tij politik, Edi Ramën, ndërsa e akuzon këtë të fundit se ka humbur kontrollin mbi pandeminë.
Basha shkruan në rrjetet sociale se biznesi shqiptar kërkon një shpresë të re dhe një qeveri që i ndihmon dhe jo që iu merr vetëm taksat.
Po ashtu ai premtoi se kur PD të vijë në pushtet, do të ‘shërojë’ Shqipërinë.
POSTIMI:
Edi Rama humbi kontrollin mbi pandeminë dhe rrënoi bizneset e mëdha që punësojnë dhe prodhojnë. Ato nuk kanë marrë ndihmën e duhur nga qeveria.
Kreditimi për biznesin shqiptar është shumë më i vështirë se për të ngjashmit e tyre në rajon.
Biznesi shqiptar kërkon një shpresë të re.
Një qeveri që i ndihmon, jo vetëm u merr taksat. Një qeveri që kujdeset për sipërmarrjen – që mposht krizën dhe ringjall ekonominë.
Ne do të ndihmojmë biznesin dhe çdo familje shqiptare. Bashkë do ta shërojmë Shqipërinë dhe do të sjellim një shpresë të re për vendin.