AKTUALITET, 19 Nëntor 2020, 09:29

Vijojnë infektimet me koronavirus në burgun e Fushë Krujës, sot dy raste të reja

Vijojnë infektimet me koronavirus në burgun e Fushë Krujës,

Përhapja e koronavirusit në burgun e Fushë Krujës vijon me ritme të frikshme.

Brenda pak orëve janë konfirmuar tetë raste me koronavirus, gjashtë mbrëmjen e djeshme dhe dy mëngjesin e sotëm, raporton Abc News.

Të infektuarit punonjës dhe drejtues të administratës së burgut janë karantinuar në shtëpi, duke vijuar mjekimin të izoluar.

Ndërkohë që të dënuarit e infektuar janë dërguar në burgun e Shënkollit në Lezhë që është kthyer në spital Covid, i vënë në dispozicion të të prekurve nga koronavirusi.